Personi që i vodhi makinën Adelina Tahirit është dënuar me 1 vit burg, një ndëshkim jo i vogël për vetëm një xhiro me makinën e grabitur. Aleks Manaj u ndalua nga policia tek pallati me shigjeta duke vozitur makinën e këngëtares pak minuta pasi e kishte mashtruar këtë të fundit.
Ngjarja nga e cila u dëmtua këngëtarja Tahiri është shënuar më 16 mars 2016.
“Shtetasja Adelina Tahiri kishte ardhur me këtë mjet nga Shkupi ku ajo banon, pasi kishte një projekt pune me televizionin ‘Klan’. Pasi kishte shkuar tek ‘V…’, shtetasi Aleks Manaj i ishte afruar, duke i thënë t’i jepte çelësat se do ta parkonte ai makinën. Këtë veprim Manaj e kishte kryer dhe herë të tjera, por më pas ia kishte vjedhur dhe ishte larguar”, rrëfehej ngjarja në vendimin e Gjykatës.
Në kuadër të hetimit të çështjes është kërkuar informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, nga ka rezultuar se Aleks Manaj nuk kishte leje drejtimi automjeti apo motomjeti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/