Vrasja në Tepelenë ka ndodhur pas një sherri për parcelat e mbjellura me kanabis. Këto janë dyshimet e para pas nisjes së hetimit të vrasjes së Altin Llanit prej kushëririt të tij Gjergj Hasani, vrasje që ndodhi në fshatin Dhemblan në Tepelenë.
Banorë të zonës bënë të ditur se prej më shumë se dy muajsh, viktima nga Fieri kishte ardhur te të afërmit e tij në Tepelenë.
Sipas tyre, rrinte në fshatin Metohasanaj, ndërsa dyshohet se kontrollonte një zonë të konsiderueshme të mbjellë me lëndë narkotike në vendin e quajtur “mali Griba”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/