Një video nga festa e birrës në Korcë e postuar nga aktori i njohur i humorit dhe këngëtari Ermal Mamaqi ka zemëruar banorët e qytetit. Arsyeja lidhet me faktin se personi në video që kërcen ndërkohë që regjistrohet është një i sëmurë mendor, sipas komenteve.
“Ky është një individ i sëmurë o Ermal,q e e njeh gjithë Korça dhe nuk duhet t’a prozvalesh në këtë mënyrë është gjynah prej Zotit…. të mbledhësh “like” prej tij…. Quhet abuzim”, shkruan në një postim në Facebook Ilir Vrenozi, një personazh i njohur në rrjetet sociale nga ky qytet.
Mamaqi e ka postuar videon e tij nën okelion “Kur ngatërrohet rock me belly dance, dru fare”.
Në pamje është një i ri që kërcen në një vend të mbushur plot mbeturina. Aktori i njohur është i kujdesshëm që të mos fyejë apo dënigrojë me humorin e tij por sic duket kësaj here nuk ia ka dalë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/