Mëgjithëse është ndoshta i vetmi rreth ku Edi Rama nuk ka shkuar gjatë këtyre 4 viteve në krye të qeverisë, kësaj here ka bërë një reklamë për zonën më të bukur të veriut, duke ia lënë meritat vetes.
Qeveria ka hapur një fond për rregullimin e bulevardit të qytetit, një nga rrugët më të shkatërruara krahasuar me cdo qytet të vendit.
Rama nuk shpjegon se pse la për në fund “rilindjen urbane” në Tropojë por megjithatë më mirë vonë se kurrë.
“Me financimin nga Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane, çelet në shtator kantieri për transformimin rrënjësor, të qendrës dhe aksit kryesor të Bashkisë së Re të Tropojës nga një hapësirë e rrënuar e të kaluarës, në një shesh e bulevard të rindërtuar tërësisht, me shije e cilësi evropiane.
Për të gjithë ata që padrejtësisht, komentojnë se Rilindja Urbane nuk e ka prekur Veriun, vlen të nënvizohet se e kundërta është e vërtetë! Programi ynë Kombëtar për kalimin nga epoka e qyteteve pa sheshe e as hapësira publike cilësore (dmth qytete pa qytet), në një epokë të re që ka nisur me sheshet, hapësirat publike qendrore dhe ato social-kulturore e arsimore, po që natyrshëm do shtrihet kudo në territoret e bashkive të reja, ka prekur Lezhën, Kukësin, Shkodrën, Malësinë e Madhe, Pukën, Bulqizën, Matin, e vazhdon me projekte të tjera në shtator duke u shtrirë po ashtu, me Tropojën, Dibrën, Mirditën, Vaun e Dejës, Hasin”, shkruan Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/