Si e ka kuptuar Saimir Tahiri videon e deputetes Albina Deda

Si e ka kuptuar Saimir Tahiri videon e deputetes Albina Deda

54
0
Shares

Ministri i Brendshëm , Saimir Tahiri ka reaguar ashpër ndaj një video që është publikuar dje nga deputetja e PD, Albina Deda regjistruar gjatë një ndalimi që policia e Lezhës i bëri deputetes.

“Sjellje skandaloze e nje deputeti ndaj nje funksionari publik. Turp per PD sjellja e deputetes ndaj punonjesit te policise.

Nuk kisha menduar kurre qe nje deputet do filmonte gangsterllekun e vet me policine e do ishte aq fodull sa t’ia perplaste ne fytyre publikut kete shfaqje te shemtuar.

Mund te nxjerresh te inkriminuarit jashte parlamentit me ligj, por nuk nxjerr dot me ligj jashte parlamentit as injorancen, as mungesen e qytetarise dhe edukates minimale.

Kur deputeti duhet te jete shembull i respektit ndaj ligjit e vecanerisht ndaj punonjesit te policise, e kunderta ndodh me kete lloj rrace deputetesh qe ne foltoren e parlamentit shesin moral e ne jeten e perditshme sillen si gango me policine”, deklaroi ministri i Brendshëm.

Ai nuk dha shpjegim për arsyet e ndalimit të deputetes nga policia si dhe nuk komentoi fare rreth ndalimit të paligjshëm të një deputeteje nga policë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY