Shkodër, rrëfehet në polici autori: Ja pse e vrava elektricistin

Shkodër, rrëfehet në polici autori: Ja pse e vrava elektricistin

58
0
Shares

Autori, Martin Zefi

Një ditë pas vrasjes me thikë të punonjësit të OSHEE-së, për shkak se nuk pranoi t’i lidhte energjinë elektrike, 54-vjeçari, Martin Zefi, ka shpjeguar për grupin hetimor se çfarë kishte ndodhur.
Ai ka shfaqur pendesë për krimin, ndërsa ka theksuar se nuk mund të duronte dot më, pasi ishte në terr prej më shumë se 1 muaji.
“Nuk mbaj mend çfarë kam bërë. Kam qenë i dehur. Nuk kam dashur që ta vras… doja vetëm që të më lidhte dritat, pasi kisha më shumë se një muaj që isha në terr dhe nuk po e duroja dot më këtë gjendje. Isha pa punë dhe nuk kisha mundësi të paguaja”.
Kështu është shprehur në polici i arrestuari Martin Zefi, i cili është akuzuar për vrasjen e punonjësit të OSHEE-së, Zamir Velaj, teksa ky i fundit ishte në krye të detyrës.

zamir velaj1
Viktima, Zamir Velaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY