Saje Qorri një hajdut kasetofonash që bën moral

Saje Qorri një hajdut kasetofonash që bën moral

90
0
Shares

Deputeti i PD-së Flamur Noka ka reaguar sot për “ironizimin” sipas tij, deri në fyerje që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka bërë sot deputetes demokrate Albina Deda.
Për Nokën, Saje Qorri nuk është personi i duhur që mund të bëjë moral…, përballë realitetet të hidhur të hashashizimit.
Jo vetëm kaq, por Noka zbulon një fakt, sipas të cilit një hajdut kasetofonësh, megjithëse është bërë ministër, nuk mund të bëjë moral.

Reagimi i plotë i deputetit të PD-së Flamur Noka

Një miku im më njoftoi, ndonëse vonë, se Saje Qorri, në përpjekje për të predikuar moral paska “ironizuar” deri në fyerje, medemek këshillën që kolegia Deda i kishte dhënë një polici.
A mund të bësh moral duke fyer një zonjë pse ajo i flet policit për realitetin e hidhur të hashashizimit?
A mund të na thotë Saje Qorri se kolegia Deda ka genjyer?
Absolutisht jo! Sepse Shqipërinë e kemi të gjelbëruar nga hashashi, dhe patronazhin e kanë shefat e policisë në çdo parcële. Po ashtu 30 % i është parapaguar Saje Qorrit për çdo rrënjë.
A mund ta kundershtoje ai këtë?
Jooo! Sepse e di çdo shqiptar që parcelat ruhen me polic besnik të drejtorëve të Saje Qorrit.
A është Saje Qorri njeriu i duhur për të predikuar moral?
A mund t’ju predikojë moral hajduti i kasetofonave pavarësisht se Rama e ka bërë minister?
A mund t’ju flas për moral shqiptarëve dikur përdoruesi, tani kultivuesi dhe trafikuesi i hashashit edhe pse Rama e ka bërë minister?
Sa mund t’ju flas për moral shqiptarëve çdo kapo i krimit të organizuar aq duhet t’ju flas Saje Qorri. Sa mund t’i japin shoqërisë sonë leksione morali kushërinjtë Habilaj, aq duhet të flas edhe Saje Qorri për moral. Sa mund të flasë Arben Frroku për moral, aq duhet t’ju flas Sajë Qorri. Sa mund t’ju bëjë moral Shullazi shqiptarëve, aq mundet edhe Saja.
Dhe një gjë të fundit.
Kishte kohë që ishte zhdukur nga qarkullimi Saja e tani për të ofenduar një zonjë ngriti kokën të na bëjë moralistin. Populli thotë një fjalë të urte: Kur je i dhjerë mos nxirr kokën e mos u hiq krenar se qelb dynjanë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY