Informacione të sigurta tregojnë se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është parë në fund të korrikut në një udhëtim të dyshimtë, njoftoi sot kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë, Enkelejd Alibeaj.
“Kemi sot disa pyetje për Edi Ramën.
A ka qënë ministri yt i drogës, në linjën Durrës-Bari ne datat 29-31 Korrik, në shoqërinë e drejtuesve të rrugëve kryesore të kanabisit, Arjanit Arapi, Jaeld Çela, Boge Bodini?
Cili ka qënë synimi i këtij udhëtimi?
A ka qënë në kthim Tahiri në shoqërinë e disa shtetasve italianë në tragetin ku kishin rezervuar 3 kabinat e sipërme?
A janë regjistruar këta shtetas kur kanë hyrë në pikën kufitare të Durrësit bashkë me Tahirin në orën 22.20 të 31 Korrikut?
Nëse jo, pse nuk janë regjistruar?
A keni të dhëna nga burime të brendshme apo të huaja se shtetasit italianë dyshohen të jenë përfaqësues të organizatës famëkeqe të Mafias Italiane, Sacra Corona Unita?
Po dalja dhe kthimi i Tahirit dhe shpurës se tij, a janë regjistruar në pikën kufitare? Nëse jo, pse jo?
Këto lëvizje që përkojnë me pikun e sezonit të hashashit dhe trafikimit të sasive të mëdha në Itali janë dëshmi tronditëse të implikimit të thellë të qehajait të Ramës në menaxhimin e transportimin e drogës.
Këto informacione e denoncimet që Partia Demokratike ka bërë me emra me njerëz e me zona konkrete të rritjes së drogës, dëshmojnë qartë se kemi të bëjmë me një biznes kriminal që ka mbytur vendin e që drejtohet nga Edi Rama.
Shqiptarët nuk e kanë bërë këtë zgjedhje. Shqiptarët do të shpëtojnë nga sundimi i bandave të drogës të lidhura me Edi Ramën. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën”, tha Alibeaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/