HETIMI/Dyshimet për vetëvrasjen e oficeres së policisë

HETIMI/Dyshimet për vetëvrasjen e oficeres së policisë

47
0
Shares

Punonjësja e Policisë në Sarandë, Jeroldina Iljazi besohet se ka vrarë veten e ndikuar emocionalisht. Sikurse shkruan sot Panorama ajo ka gjetur vdekjen pas një krize stresi shkaktuar nga gjendja e rëndë ekonomike e familjes.

Ajo ishte e vetmja që punonte në shtëpi. Nëna e saj, sipas fqinjëve, kishte probleme me depresionin në vitet e fundit, të vetmen punë që ajo arrinte të bënte ishte një peshore në cep të pallatit, ku të mund të peshoheshin kalimtarët.

Kjo i sillte vetëm pak të ardhura, derisa një vit më parë e reja arriti të futej në Policinë e Shtetit. Mësohet se Jeroldina ishte rritur jetime. Babai i saj ishte arratisur drejt SHBA-së që kur ajo ishte në barkun e nënës dhe më pas nuk kishte mbajtur asnjë kontakt me familjen në Sarandë, shkruan panorama.

Njoftimi i djeshëm i policisë:

“Rreth orës 19:21, një shtetase dyshohet se ka vrarë veten në banesën e saj. Trupi i pajetë i përket shtetases Jeroldina Iljazi, banuese në Sarandë (punonjëse policie me gradën inspektore).

Dyshohet se kjo shtetase është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesë në dhomën e saj, në lagjen nr.3, Sarandë, për shkaqe ende të paqarta. Sqarojmë se në momentin e kryerjes së krimit, në banesë ka qenë edhe gjyshja e saj”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY