Tek ish-Klubi “Partizani”, shtetasi Jetnis Dollapi, rreth 28 vjeç, duke drejtuar motorin, me targë TR 430 E, ka humbur drejtimin dhe është përpasur me muret anësore të rrugës.
Drejtuesi i motorit është dërguar në SQU, ku më vonë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për të përcaktuar shkakun e humbjes së kontrollit.
Jetnis Dollapi është një personazh i njohur në kryeqytet, pasi shpeshherë është përfshirë në zënka të ndryshme mes fansave të grupeve muzikore TBA të Stresit dhe ORT të Noizyt, ku Jetnisi edhe është plagosur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/