FOTO/ Lezhjani del i vdekur nga rajoni i policisë në Greqi

FOTO/ Lezhjani del i vdekur nga rajoni i policisë në Greqi

61
0
Shares

Nje 28 vjecar nga fshati Rrile i Lezhes, dyshohet se eshte dhunuar barbarisht deri ne shkaktim vdekjeje. I riu Pellumb Marinkolaj sipas burimeve te pakonfirmuara por te bazuara fort ne fakte, eshte dhunuar per vdekje ne mjediset e rajonit te policise “Kato Patisia” ndersa ngjarja eshte mbajtur e fshehur nga policia greke per me shume se 10 dite.
 
Ngjarja
Viktima Pellumb Marinkolaj jetonte si emigrant ne greqi. Ai ishte arrestuar per vjedhje duke bere 8 vite burg. Prej 4 muajsh gjykata e kishte liruar duke i dhene nje mase me lehtesuese, detyrim paraqitjeje. Me date 3 gusht ne oren 8 te darkes ai eshte paraqitur ne rajon por nuk ka dale i gjalle nga aty. Policia e ka derguar te vdekur ne morgun e spitalit Erithros Stravros Athine duke deklaruar se i riu shqiptar ka rene nga kati i katert i godines se rajonit .
Rastesia ka bere qe pak minuata para se te futej ne rajon , Pellumb Marnikolaj te telefononte nje shokun e tij. Gjate bisedes i ka thene se do ta ritelefononte pasi te firmoste paraqitjen ne rajonin e policise. Miku i 28 vjecarit ka pritur telefonaten qe nuk ka ardhur me.
Pasi i riu nuk eshte bere i gjalle miq dhe familjare jane interesuar per humbjen e kontakteve te tij. Avokati i cili ndiqte ceshtjen penale te Pellumb Marinikollaj ka refuzuar te flase me shoket e te ndjerit duke thene se ishte me pushime. E gjithe kjo situate e paqarte ka vene ne alarm familjaret e te riut nga Lezha , ndersa vellai i tij ka udhetuar drejt Athines ne kerkim te gjurmeve te vellait te zhdukur. Pas shume kerkimeve dhe permes nje avokateje eshte gjetur trupi i te riut fatkeq ne frigoriferin i varrezave “Agio Anargioro” gati per tu varrosur duke u klasifikuar si nje kufome pa identitet.
Fillimisht drejtuesit e varrezave kane refuzuar te tregojne trupin , te cilit i ishte bere autopsia pa pranine e prokurorise , grupit hetimor, familjareve apo avokatit , por vetem me urdher te policise greke . Miqte e tij rrefejne per “Realiteti news” se trupi ka patur shenja te dukshme te nje dhune monstruoze . Pasi drejtuesit e varrezave jane ballafaquar me familjaret dhe miqte, ato kane thene se trupi eshte sjelle i vdekur dhe ai do i dorezohej familjareve me kushtin e vetem, qe te mos kishte denoncime dhe ceshtja te varrosej bashke me te.
Familjaret ne gjendje shoku kane terhequr kufomen e te riut nga dhoma figoriferike e varrezave . Kete mbremje trupi mberrin ne Shqiperi, ndresa ne familjen Marinnikollaj ne Rrile te Lezhes jane hapur dyert e mortit.
Kane qene miqte e viktimes te cilet kane shkuar ne rajonin e policise duke kerkuar pamjet filmike te hyrjes dhe daljes se shqiptarit, pamje te cilat jane te zhdukura nga cdo server.
Ato kerkojne nga Ministria e Jashtme e vendit tone dhe ambasada shqiptare ne Greqi qe rrethanat e vdekjes te Pellumb Marinikollaj te zbardhen. Diplomacia shqiptare nuk duhet te mbyll syte dhe gojen para akteve barbare te dhunes ndaj shtatasve shqiptar aq me shume kur behet fjale per vdekjen e nje te riu brenda nje rajoni policie ne shtetin fqinj. /Realiteti Shkoder News/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY