Policia e Tiranës ka kryer disa arrestime 24 orët e fundit.
Më datë 12.06.2016, u ndalua shtetasi në kërkim Zaimir Kaja, vjeç 33, banues në Tiranë, Ish punonjës i Drejtorisë së Tatimeve Tiranë, sepse Gjykata e Apelit, e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim.
Nenet 248 e 25 të K.P.
Më datë 12.08.2016, u kap dhe u bë Ekzekutimi i Vendimit Penal, për personin në kërkim, shtetasi Shkëlqim Kurti,40 vjeç , banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave shkollore”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. Neni 187/1 i K.P.
Sot më datë 13.08.2016, u ndalua shtetasi:
Fatos Mehmeti, 35 vjeç banues në Shkodër, i dënuar më parë per vepren penale “Vjedhjes energjise elektrike”
Ndalimi i tij u be pasi me date datë 28.07.2016, me ane te mashtrimit i ka marre 1000 euro shtetasit A.B, 1948, banues ne rrugen “Sytki Cico”, ngjarje e ndodhur Korrik 2016.
Me date 12.08.2016, u arrestua ne flagrance shtetasi Altin Mehmeti, 46 vjeç, pasi ka ushtruar sistematikisht, dhune fizike dhe psikologjike ne menyre te perseritur ndaj vajzes K. Mahmuti, 23 vjeç. Neni 130/a/4 K.P
Me date 12.08.2016, u arrestua ne flagrance shtetasi Agim Lushaj, 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhune fizike ndaj femijeve te mitur A.L, 15 vjeç, dhe A.L, 14 vjeç.Gjithashtu ju plotesua kerkes padia per leshimin e Urdherit te Menjehershem Mbrojtjes per nenen e femijeve shtetasen E.Lushaj.
Referuar materialet per Dhune familje dhe plotësuar kerkes padia ne baze ligji 9669 date 18.2.2006.
Me date 12.08.2016, u arrestua ne flagrance shtetasi Saimir Allushi, 33 vjeç, pasi ne rrugen “Sami Frasheri”, iu gjet dhe sekuestrua nje doze lende narkotike “Cannabis Sattiva”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/