Kryeministri Eid Rama ka marrë përsipër të bëjë edhe histori… Por jo shqiptare, por historinë e tempullit Abu Simbel mbi lumin Nil… Në fakt ai nuk ka bërë histori, por ka bërë rrëfimtarin e asaj çfarë i kanë servirur sot për të lexuar…
Dhe sipas rrëfimit të tij, me fasadën e stadiumit “Qemal Staf” do të zhvillohet i njëjti operacion “fantastiko-shkencor”, i zhvendosjes, sikurse me tempullin Abu Simbel mbi lumin Nil…, gjysmë shekulli më parë…
Por, kryeministri Eid Rama ende nuk thotë asgjë për surrogat-basorelievin e Kristaq Ramës “në ballë” të kryeministrisë… Me gjasa ai basoreliev nuk do të lëvizë prej andej…, njëlloj si shkolla me emrin e autorit të atij basorelievi, e cila është ende aty edhe pas operacionit “fantastiko-shkencor” të Erion Veliajt, i cili vetëm murin ballor i zhvendosi dy pëllëmbë…, gjysmë viti më parë…
Postimi i plotë i Edi Ramës në “Facebook”
Më poshtë pak histori për kujeshkronjësit e fasadës së “Qemal Stafës” që zhvendosjen e përkohshme të gurëve, për t’u rivendosur më pas në zemrën e stadiumit të ri, e quajnë krim dhe sakrilegj të paparë.
Gjysmë shekulli më parë, me bekimin dhe angazhimin e vetë UNESCO-s, u krye operacioni kolosal i zhvendosjes së tempullit të famshëm Abu Simbel mbi lumin Nil.
Pse?!
Sepse mu aty qeveria vendosi të ndërtonte nje digë gjigante mbi lumin e famshëm!
Tempulli u pre në blloqe dhe u rindërtua 100% siç ishte, por mbi një kodër tjetër.
Ky operacion “fantastiko-shkencor” njihet si fillimi i një revolucioni që zgjeroi këndvështrimin për si shpetohet dhe ruhet trashegimia kulturore, pa penguar zhvillimin e projekteve të reja që kërkon koha.
Operacionet e kësaj natyre, janë të vazhdueshme në kohët moderne dhe zhvendosja e përkohshme e fasadës së “Qemal Stafës” është vetëm një shembull modest; që tregon ambicien tonë për zhvillim, vetëdijen tonë për vlerat reale të trashëgimisë, aftësinë tonë për t’i kombinuar të dyja (dhe, fatkeqësisht, edhe prapambetjen mizerabël të kujeshkronjësve tanë të vajmedetshëm…”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/