Efektivat e Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me Punonjësit e Drejtorisë Vendore të Tatimeve dhe Inspektoriatin e Shëndetit Publik kanë ushtruar kontrolle në akset rrugore kryesore/dytësore, në lokale të ndryshme dhe kryesisht në lokalet e natës, tallava.
Është ushtruar kontroll në 6 lokale nate, ndaj të cilëve u mor masa e gjobës për shkelje të ligjit antiduhan në ambientet e brendshme.
Janë shoqëruar 14 shtetas për verifikim ku 6 prej tyre balerina.
Njëra prej shtetaseve femra të shoqëruara gjatë verifikimeve rezultoi se ishte e shpallur në kërkim, pasi ishte larguar nga banesa, konkretisht shtetësia B.M. 18 vjeçe, banues në Tiranë.
Për veprime të mëtejshme iu dorëzua Efektivave të Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë.
Gjithashtu, Specialistët për Narkotikët arrestuan në flagrancë shtetasin:
• Behar Fjolla, 28 vjeç, banues në Tiranë, pronar në një nga lokalet ku u ushtrua kontroll.
Fjolla, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.
Shtetasi I mësipërm është person me preçedentë penalë të mëparshëm I proçeduar për veprën penale të përshtatjes së lokaleve për përdorim të lëndëve narkotike.
Policia e Durrësit informon se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, përgjatë gjithë sezonit turistik me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë duke vënë para përgjegjësisë ligjore çdo shkelës të legjislacionit në fuqi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/