Policia italiane ka dhënë detaje mbi operacionin e kryer 24 orë më parë e që çoi në arrestimit e 5 skafistëve shqiptarë dhe sekuestrimit të një sasie të konsiderueshme droge e transportuar me gomone nga Shqipëria drejt Italisë.
Akuzohen për trafik ndërkombëtar droge 5 shtetasit shqiptarë të ndaluar mëngjesin e premtes në komunën e Fanos në provincën e Pesaros.
Policia italiane konfirmon se sasia drogës e sekuestruar është 1820 kg e llojit marijuanë, e cila do të vlente në treg 6 milionë euro.
Operacioni për arrestimin e 5 shqiptarëve u ekzekutua nga Policia e Ankonës, në bashkëpunim me atë të Pesaros e Fanos.
Në afërsi të lumit Metauro në orët e para të mëngjesit të së premtes, nën një urë në komunën Fano të Pesaros, agjentët e policsë kanë identifikuar 2 persona në bordin e një automjeti tip Alfa Romeo, që sapo kanë ndaluar makinën kanë dhënë sinjale me laser drejt detit të hapur.
Pas gjysëm ore pranë tyre ka mbërritur një kamion. Nga një gomone e pozicionuar pranë lumit, të 5 personat kanë nisur shkarkimin e pakove me marijuanë dhe ngarkimin e kamionit me lëndën narkotike.
Ndërhyrja e policisë italiane ka çuar në ndalimin e 5 personave të gjithë të nënshtetësisë shqiptare, si dhe sekuestrimin e rreth 1800 kg marijaunë.
Gomonia ishte nisur nga Shqipëria natën duken u gdhirë dita e premte dhe lënda narkotike nga pesha e madhe që transportohej ishte e lidhur dhe në anët e jashtme të saj.
Brenda gomones janë gjetur dhe 1000 litra benzinë në 36 bidone që do të shërbenin për furnizimin me karburant të mjetit lundrues gjatë rrugës së kthimit në Shqipëri.
Gjatë ditës pritet që Prokuroria e Pesaros të bëj publik emrat e personave të arrestuar e të jap informacione më të detajuar mbi këtë operacion.Alba Kepi, oranews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/