Berisha: Marrëveshja me HEC-et, Rama shkatërron sigurinë ligjore

Berisha: Marrëveshja me HEC-et, Rama shkatërron sigurinë ligjore

75
0
Shares

Ish Kryeministri Berisha ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë që ndryshon kontratat e hidrocentraleve të vegjël në kurriz të këtyre të fundit duke ulur cmimine shitjes së energjisë.

“Dje ne nje vendim qe mund te marre vetem nje qeveri zuzare, pra qeveri qe ndjehet mbi ligjin dhe nuk pyet per ekzistencen e tij, denoi kolektivisht pronaret e 115 hidrocentraleve te reja dhe dhjetra te tjerave ne ndertim e siper duke ju anulluar kontraten qe ata kishin firmosur me KESH dhe imponuar te firmosin kontrata me kushte krejt te tjera me OSSHE.

Me kete akt zuzar te pashembullt prej xhahili, njeriu qe urrejtjen, energjine negative dhe padijen ka per force levizese, shkaterron ne menyre perfundimtare sigurine ligjore, pa te cilen shteti ligjor nuk ekziston.

Me anullimin kolektiv te kontratave te HEC-eve, piktori deshtak i ve kazmen ne themel marredhenies kontraktuale qe perben dhe marredhenien themelore mbi te cilen bazohet biznesi. Ai ndeshkon me arbitraritetin e xhahilit te pushtetit, investitore qe kane investuar dhe po investojne qindra milione euro ne HEC-e!

Me kete vendim Edvin Kristaq Rama detyron te gjithe pronaret e HEC-eve qe ti paguajne 20% Ardianit te familjes Rama!

Ky vendim eshte goditje fatale per investimet ne fushen me nevralgjike te zhvillimit, ate te energjitikes por dhe biznesit dhe investimeve ne teresi dhe shtetit ligjor.

Ky vendim largon investimin e miliarda eurove nga Shqiperia dhe bllokon krijimin e dhjetra mijera vendeve te punes ne mbare vendin!

Ky vendim rendit Shqiperine ne listen e vendeve zuzare, vendeve qeverisja e te cilave nuk ka ligje dhe moral!”, shkruan Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY