Viktima Zamir Velaj
Nga Specialistë të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, dje u bë arrestimi i Martin Zefi, 54 vjeç, banues në fshatin Oblikë Shkodër, njofton policia vendore e këtij qarku.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se arrestimi i këtij personi u bë pasi ka vrarë me armë të ftohtë thikë Zamir Velajn, 44 vjeç, banues në fshatin Muriqan Shkodër, (punonjës i OSHEE Shkodër) pas një konflikti për shkak të detyrës, ku autori i dyshuar i ka kërkuar ti rilidhte energjinë elektrike pasi ja kishin ndërprerë prej katër ditësh për debitor.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Shkodër për veprat penale të “Vrasjes ma paramendim” si dhe “Mbajtjes pa leje të armeve te ftohta”, të parashikuara nga nenet 78, e 279 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/