Media amerikane rikthen emailin e Soros në ndihmë të Edi Ramës

Media amerikane rikthen emailin e Soros në ndihmë të Edi Ramës

67
0
Shares

Media amerikane ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje emailin e Soros drejtuar hillary Clintonit në vitin 2011 përmes të cilit i kërkon të ndërhyjë në Tiranë për të mbrojtur mikun e tij, kreun e PS-së, Edi Rama i cili drejtoi një protestë të përgjakshme kundër qeverisë me 21 janar.

Kësaj here publikimi është bërë nga American Mirror dhe më pas nga American Thinker.

Në fakt emaili i Soros u zbulua nga Wikileaks në fund të viti të kaluar.

Prestigjiozja “Washington Post” e ka botuar e botuar fillimisht emailin.

soros email

soros email1

Clinton e mori emailin nga manjati George Soros, më 23 Janar 2011, vetëm dy ditë pas demonstratës së 21 Janarit në Tiranë.

Në këtë email, Soros bën një pasqyrë të asaj çfarë ka ndodhur në Tiranë dhe kërkon ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian për të stabilizuar situatën në Shqipëri, pasi siç shkruan ai, “situata është shumë e tensionuar”.

Në email-in dërguar Sekretares së Shtetit, Clinton në atë kohë, Soros propozon që t’i bëhet thirrje e menjëhershme Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës në atë kohë, Edi Rama, që të ndalin protestat e ardhshme dhe të tërhiqen nga deklaratat që nxisin revoltë. Ndërsa pika e dytë, e cila sipas George Soros duhet të bëhet në mënyrë urgjente, është caktimi i një ndërmjetësi ndërkombëtar nga SHBA-ja dhe BE-ja, për të ulur në tryezë dy partitë. Ai propozon tre emra, që sipas tij janë më të përshtatshëm për këtë funksion. Mes tyre është edhe ai i ministrit të jashtëm sllovak Laicak.

Emaili tregon lidhjen e forte te George Soros me zyrtare te politikes shqiptare. Prej kohesh ai njihet si mik i Edi Rames. Ish-zyrtare te fondacionit Soros dhe drejtuesh organizatash joqeveritare te financuara per gati 20 vjet nga fondacioni Soros ne Tirane, jane sot ne postet kyce te qeverise se majte.

Aktulaisht Edi Rama është i përfshirë në një hetim në SHBA në lidhje me foton e sponsorizuar me 80 mijë dollarë ku ai shfaqet me Obamën në vitin 2012 gjatë fushatës presidenciale në SHBA.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY