Foto Ilustruese
Policia italiane informon se ka arrestuar gjatë natës së shkuar 5 skafistë shqiptarë e ka sekuestruar gomonen e tyre me 2 tonë marijuanë në bord të transportuar përmes Adriatikut nga Shqipëria.
Arrestimi i tyre është bërë ndërsa tentonin të shkarkonin drogën nën një urë në stacioni hekurudhor të komunës së Fanos në provincën e Pesaros.
Gomonia është modifikuar me dy motorë të fuqishëm jashtë bordit. Gomonia e lënda narkotike është sekuestruar nga Policia italiane e 5 skafistët shqiptarë janë vënë nën urdhër arresti.
Operacioni për arrestimin e tyre është ekzekutuar nga Policia e Pesaros në bashkëpunim me atë të Ankonës e me Drejtorinë policore të komunës së Fanos.
Mediat italiane nuk japin emrat e të arrestuarve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/