Erion Braçe vazhdon me sulmet ndaj LSI, pas Panaritit “godet” ZVRPP-në

Erion Braçe vazhdon me sulmet ndaj LSI, pas Panaritit “godet” ZVRPP-në

103
0
Shares

Erion Braçe ka mënyrën e tij e të bërit opozitë, brenda mazhorancës. Ai zgjedh ose persona “ish-udhëheqës” të PS-së, si p. sh.:, Koço Kokëdhimën, për të sulmuar, ose shkon pak të tej, kur sulmon të zgjedhurit e LSI-së.
Në këtë kontekst, pas sulmeve ndaj ministrit të Bujqësisë, për kastravecët që dolën nga mbjellja e kungujve, objekt sulmi këtë herë është një tjetër sektor i drejtuar nga LSI, sikurse është ZVRPP-ja e Lushnjës, e njohur ndryshe si Hipoteka.
Në këtë lloj sulmi imiton ish-kryeministrin Sali Berisha, kur i referohet një “fshatari dixhital”.

Postimi i plotë Erion Braçes në “Facebook”

“Ka të paken dy vite që;
MENGJESI IM NIS ME KETO MESAZHE PER “PUNEN” NE ZYREN E RREGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME NE LUSHNJE.
Po ju them çdo ditë!
Dhe vijojnë gjatë gjithë ditës.
Myzeqare dhe jo vetëm që dhunohen, torturohen, rripen në këtë zyrë të Lushnjes.
Jam i dorëzuar!
Tre drejtues të kësaj zyre kanë përfunduar në burg në tre vite-për KORRUPSION natyrisht.
Nuk zë mend askush që ulet në atë karrige.
Ja mesazhi i plote nga një qytetar i bashkisë Divjake, njësia Gradishte.
Ora 07.48:
Prsh…kam pas punë në hipotekën e Lushjes këto ditë e jam befasuar nga puna e komunikimi i tyre. I pashë të gjitha atje, sharjet, fyerjet, pështymat, pleq nga 80 vjeç që ofendoheshin. Turp, turp, shume turp për një qeveri e aq më keq kur thotë se po bëjmë shtet, me ca po e bën me derra me injorante, më sharlatane, me perverse. Të siguroj qe ajo s’është zyre shteti por një qenef publik miku im. Aman te lutem mos me thuaj provokim, apo po me shantazhon, sepse do të ndihem më keq se sa në ato qenefzyra”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY