DETAJE/ Vjedhja e bankës në Bllok, veprimet të organizuar deri në perfeksion

DETAJE/ Vjedhja e bankës në Bllok, veprimet të organizuar deri në perfeksion

92
0
Shares

Autorët e vjedhjes së 200 mijë dollarëve në filialin e bankës private te ish-blloku, në Tiranë, duket se e kanë kaluar gjithë natën e fundit në bodrumin nga i cili hapën murin për të hyrë te dhoma-kasafortë.
Ky dyshim, sipas hetuesve, mbështetet në faktin se brenda ambientit ku kanë qëndruar autorët janë gjetur ambalazhe ushqimesh dhe shishe uji, si dhe një sasi me bishta cigaresh.

Teknikat inteligjente
Sipas burimeve të hetimit mësohet se, nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se për të shmangur zhurmën që do të tërhiqte vëmendjen e banorëve, grabitësit kanë përdorur një teknikë tepër inteligjente.
“Nga këqyrja është konstatuar se tullat e murit janë hequr nga vendi i tyre pa u dëmtuar fare. Pra, muri nuk është hapur me goditje apo me copëtim, por është hapur me pajisje vakuumi që kanë ushtruar forcë dhe kanë nxjerrë tullat nga vendi i tyre pa bërë shumë zhurmë”, bënë me dije burimet e hetimit.
Sipas tyre, një pjesë e pajisjeve të përdorura nga autorët janë gjetur në bodrumin që u zbulua pas vjedhjes së bankës.

Hapja e kasafortës
Burimet e Prokurorisë thanë se filiali ku ndodhi vjedhja e 200 mijë dollarëve tek ish-blloku ka pasur kasafortë, por pjesa e pasme e saj ka qenë muri.
Në një rast, autorët kanë hapur vrimën e parë në mur duke dalë te kasaforta. Më pas, ata kanë hapur gropën e dytë, duke hequr 4 tulla dhe prej kësaj vrime kanë depërtuar në dhomën-kasafortë ku kanë marrë paratë. Kjo dhomë kishte vetëm një derë të blinduar dhe muret e saj ishin tek tullë, përfshi edhe atë që kufizonte vendin ku mbaheshin paratë me bodrumin që përdorën autorët.

Si u larguan autorët
Pas momentit të marrjes së parave nga dhoma-kasafortë dhe kanë ikur, autorët kanë dalë nga dritarja e pasme e bodrumit, e cila të nxjerr nga një parkim privat.
“Kjo ka dalë nga fakti se brava e derës së përparme të bodrumit ishte bllokuar nga autorët me anë të futjes së çelësit në fole dhe thyerjes së tij. Kjo është bërë në krahun e brendshëm të derës hyrëse të bodrumit”, thanë burimet e hetimit.

Në gjykatë drejtuesit e bankës
Tri ditë më parë, Gjykata e Tiranës liroi nga burgu drejtorin e filialit të bankës, Luigj Gjonaj, i arrestuar nga Policia për shpërdorim detyre. Gjykata vendosi ndërkohë masën arrest me burg për shefin e sigurisë së filialit, Florian Skarra.
Ai dhe drejtori i bankës u akuzuan se nuk kanë marrë masa pas alarmeve të rëna, pas tronditjeve të murit, më 5 dhe 6 gusht, para grabitjes së parave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY