Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka konfirmuar se kandidatura e PD-së për bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu, është kandidatura ëprfaqësues e e opozitës.
Sipas Shehit, Sherefedin Shehu zgjedhja më e mirë jo vetëm për opozitën por edhe për gjithë qytetarët e Dibrës.
LZHK-ja mbështet fortësisht kandidaturën e përbashkët të koalicionit opozitar të z. Sherefedin Shehu për Bashkinë e Dibrës. Është zgjedhja më e mire, jo thjeshtë për opozitën por për të gjithë popullin e Dibrës. Sherefedin Shehu përfaqëson intelektualin, njeriun e Dibrës por edhe profesionistin dhe administratorin e mirë të shtetit. Kjo tregon vlerësimin që opozita i ka bërë qytetarëve të Didrës, që të ketë mundësinë të drejtohet nga një intelektual dhe një njeri me eksperiencë të gjatë administrative. Ky është një shans i madh për qytetarët e Dibrës por edhe për të gjithë shqiptarët në përgjithësi që të japin një sinjal kthese për rindërtimin e shtetit shqiptar duke filluar me mbështetjen lokale. Do të jetë një ugur i mbarë fitorja e zotit Sherefedin Shehu edhe për zgjedhjet e ardhshme, jo vetëm për Dibrën por për gjithë Shqipërinë, shprehe Dashamir Shehi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/