Basha: Unë dhe PD në krye të revoltës popullore nëse nuk ka...

Basha: Unë dhe PD në krye të revoltës popullore nëse nuk ka qeveri teknike

83
0
Shares

Lulzim Basha do t’u prijë vetë revoltave popullore nëse nuk do gjejë konsensus për një qeveri teknike, që do përgatisë zgjedhjet e ardhshme. Kjo është strategjia që do nisë të zbatohet në shtator, 10 muaj para zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
Në të parën intervistë televizive pas votimit me konsensus të reformës në drejtësi, falë bashkëpunimit me Ilir Metën, kryetari i PD tregon për ABC News se për të, kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar zgjedhje të lira.
“Unë kam bërë një ftesë para më pak se një jave për një marrëveshje politike mes gjithë aktorëve politikë, pa përjashtuar e paragjykuar askënd, që ky të jetë një akt politik konsensual. Por e kam bërë po ashtu të qartë që ndërsa ftesa ime qëndron, po kështu jam I bindur që ti prij me PD dhe gjithë opozitën e bashkuar një lëvizje popullore për ta detyruar këtë mazhorancë në numra po rtë rënë në legjitimitet që të pranoj qeverinë teknike, si I vetmi shans për zgjedhje të lira e të ndershme. Qeveria teknik është kushti patejkalueshëm. Dy rrugë ka meqë më pyetët, njëra është ajo e bashkëpunimit politik, tjetra është e presionit popullor”.
A e gjen tek Ilir Meta sigurinë për të vënë kushte të tilla?
Lulzim Basha nuk e pranon, por nuk mungon së vlerësuari rolin e Metës në konsensusin për reformën në drejtësi
“Ilir Meta me rolin e tij dëshmoi një qëndrim parimor në favor të interesave të vendit dhe për këtë e kam përshëndetur. Do kisha përshëndetur edhe Edi Ramën po të kishte bërë të njëjtën gjë. Përgjegjësia ime është para gjithë qytetarëve para gjithë shqiptarëve … Në këtë kontenkst nuk mund të mos cmoja rolin e Metës për arritjen e konsensusit,por nuk mund të hesht apo të mbyll sytë para rolit në vazhdimësi të Metës në mbajtjen  në këmbë të një qeverie të inkriminuare të korruptuar deri në palcë …Këto janë dy gjëra të ndryshme dhe unë sic kam bërë prej fillimit, di ti veçoj”.
Fjalën e fundit thotë se e ka vetë në PD, por për herë të parë pranon se jo vetëm ai, por edhe deputetë të tij këshillohen me Berishën, siç bënë ambasadorët dhe Ilir Meta gjatë negociatave për reformën në drejtësi.
“Z. Berisha ka një rol si deputet e lider historik i PD me të cilin sigurisht edhe unë si kryetare dhe antarët  të tjerë të grupit parlamentar, këshillohemi e përfitojmë nga përvoja e tij. Vendimmarrja në PD I takon me të gjitha atributet e përgjegjësitë kryetarit të saj LulzimBasha… Nuk jam unë ai që vendos se kë merr në telefon z.Meta apo ku pi kafe z. Lu , por unë jam ai që vendos në PD”.
Po për here të pare kryetari i PD tregon se ka një sistem të ri zgjedhor në mendje, që mbetet për t’u diskutuar, jo mazhoritari i përfolur me prim që do prekte partitë e vogla, por një sistem që do u rikthejë shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur deputetët, një e drejtë që prej 2009, e kanë kryetarët e partive politike.
“T’ju them se çfarë kam problem, mos përfaqësimin e qytetarëve. Kam problem një parlament që është mbushur me horra kriminelë edhe pse amendamentet e 2008 duhej të rrisnin cilësinë… Një qeveri ku kam pas çdo akt i fsheh hajdutërinë e rradhës… Përtej zgjedhjeve të lira, jam i vendosur për t’i dhënë shqiptarëve një sistem përfaqësues. Se si do ta arrijmë kjo mbetet jo vetëm pjesë e punës së ekspertëve por edhe e vullnetit politik”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY