Te vetmin kontakt si gazetar qe kam pasur me Artan Lamen, sot drejtor i ALUIZNI-t ka qene ne vitin 2001 kur punoja per gazeten DITA ( jo kete te sotmen)… Ishte hapur nje debat me Fatos Lubonjen ne lidhje me idene qe qarkullonte aso kohe per ngritjen e disa varreve te gjermaneve te rene ne lufte tek liqeni artifiacial, dhe kerkoja nje prononcim zyrtar…
Te them te drejten s’kisha shume qe kisha filluar kete zanat dhe informacionin per kete ceshtje e kisha te manget.. Pra e dija cfare kish thene Lubonja, dhe ndonje tip veterani qe e quante tradheti te madhe po se si, qysh e tek jo… Nga ana tjeter skisha ndonje feeling te vecante urrejtjeje per gjermanet e vrare, por dhe s’eshte se me kriste shume se ku e si do varroseshin.. Ishte nje dite shtatori, nxehte e zagushi dhe asistentja e Lames me kerkoi ndjese per vonesen e nenkryetarit pasi ishte ne nje takim.. Nga ana tjeter Lame mori vete ne telefon dhe dha porosi qe te sajdisesha sic duhet deri sa te mbaronte ate qe po bente. Ne paradhomen e tij u kujdesen qe te mos me mungonte as kafeja, as uji i ftohte…. Nje sjellje jo e zakonte kjo per Bashkine e epokes Rama qe njihej per arrogancen e saj sidomos ne lidhje me qytetaret..
Lame mbaroi pas ndonja 10-15 minutash, dhe me ftoi te hyja brenda… Pas pyetjeve formale te rastit hyra direkt ne teme, ku i kerkoja informacion ose nje kunderpergjigje per ato qe kush thene Lubonja.. Por Lame ma pre shkurt kur tha se Lubonja ka mendimin e tij, por filloi te me tregoje arsyet, konventat dhe ge gjitha te tjerat qe e detyronin vendin tone te krijonte hapesira per ushtaret e vrare gjate luftes ketu..
Po me vinte inat se po ma shpjegonte ne nje menyre aq brilante sa skisha se cfare pyetje ti beja.. Po me tregonte se keto jane praktika te njohura dhe se marreveshje te tilla kane qene te detyrueshme dhe per vende qe kane vuajtur shume me shume se ne ” fjala vjen ne Leningradin e famshem varrezat e deshmoreve nga ata te gjermaneve i ndan vetem nje rruge” me shpjegonte Tan Lame… Kur dola nga ai isha bere me ekspert se ekspertet per sa i perket puneve te ushtareve te vrare ne lufte dhe mbaj mend qe bera nje goxha shkrim…
Me vone pas shume viteve do e shihja Lamen ne krye te proestave per mbrojtjen e trashegimise kulturore dhe jo pak here i jepja te drejte si ekspert, referuar dhe bisedes time ne shtatorin e vitit 2001…
Por dje ish nenkryetari i bashkise ne profilin e tij ne facebook kish nxjerre nje foto te fasades se ish stadiumit kombetar ne Tirane, para shkaterrimit me nje status te shkurter “Ndjese…”. Te them te drejten nuk e di kujt i kerkonte ndjese Lame… Kerkonte per mendjen e cmendur te kryeministrit, i kerkonte qytetareve, apo kerkonte ndjese per heshtjen e tij..
Lame sot eshte drejtori i agjensise per ndertimet informale… Ai nuk foli as kur u prezantua ai projekt shemtire me kulle, nuk foli as kur fadromat rrafshuan pjeset e tjera te stadiumit, nuk foli as dje kur iu vu kazma pjeses se mbetur se fasades nje mozaik i konceptuar nga arkitekte italiane..
Ndoshta ata qe ndertuan dhe Romen e viteve 30-te qe megjithese projekt fashist vazhdon te ruhet si vlere monumentale nga fqinjet tane… Ai e di mire qe ai stadium u dizenjia ashtu sic eshte nga arkitekti Gerardo Buzio nga Firence… Guret e atij stadiumi jane gdhendur matane detit dhe jane vendosur qe ne vitin 1939, dhe duhej kazma e Edi Rames qe ta rrafshonte… Premton se do vendosen aty ku ishin, por dhe me budallai e di se ajo s’eshte me veper e Buzios tashme por e capaculeve te Rames…Njesoj sic rrafshoi per interesa biznesa kinema 17 Nentorin, rrafshoi dhe stadiumin.. Premtoi se kinemane do e ngrinte, e di njeri ku eshte sot… Po kinema Republika?
Por Lame nuk flet kerkon ndjese, nderkohe qe duhej te kerkonte burg per shkaktaret.
I blere nga interesa te vogla vetjake te pushtetit e politikes, ai shikon dhe nuk bezan kur shkaterrohet cdo gjeqe i ka mbetur Tiranes, mjaft qe ate ta beje shefi i tij, sepse vetem po e beri eshte e justifikueshme.. Jo mor Lame jo kjo nuk kalon vetem me nje ndjese.. Kjo tregon shformim, dhe mungese qytetarie, ste ben as me shume e as me pak se sa ai aparatciku i vogel i zyres qe duartroket ne facebook brockullat e Rames…
Pra per nje kocke qe te hodhen ty dhe Shkrelit, juve qe ulerinit dhe per gjethe qe binte me perdhune ne parkun e liqenit, jeni kthyer ne dicka me pak se hici..
Njesoj si xhihadistet e ISIS, vetem se ata e shkaterrojne te bukuren dhe historike per ideologjine
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/