SKEDAT/ Grabitësit e bankës në Vlorë me precedentë penalë

SKEDAT/ Grabitësit e bankës në Vlorë me precedentë penalë

76
0
Shares

Dy grabitësit e dyshuar të një dege banke në Vlorë, janë persona me precedentë penalë.
Burime nga policia e Vlorës, bëjnë të ditur se të dy të arrestuarit, më se një herë janë arrestuar nga policia dhe dënuar nga gjykatat, si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi
Policia e Vlorës vuri në pranga sot njëri prej vjedhësve të dyshuar të bankës së nivelit të dytë në Vlorë pak ditë më parë. Është arrestuar Konstadinos Shakaj, 37 vjeç. Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi G. GJ., 36 vjeç i cili është autori i dytë i grabitjes së bankës.
Policia ka gjetur se mjeti tip “Benz” i cili është përdorur gjatë grabitjes nga dy personat e identifikuar se kryen grabitjen e bankës gjithashtu është i vjedhur prej tyre.

Kostandinos Shakaj (i arrestuari)
– Më datë 10. 12. 2012, ka qenë shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
– Më datë 17. 07. 2013, ka qenë shpallur në kërkim për “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”. Ngjarje e ndodhur në Athine Greqi, ku nën kërcënimin e armës së zjarrit ka vjedhur automjetin e një shqiptari tjetër, vepër penale për të cilën Gjykata e Tiranës me datë 04. 05. 2016, ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”.
– Më datë 14. 02. 2014, është akuzuar për “Vrasje të mbetur në tentative” të një punonjësi policie në shtetin grek dhe “Vjedhje me armë”.
– Në periudhën 24. 02. 2015 – 30. 10. 2015, ka qenë dënuar me 8 muaj burg për “Dhunë në familje” (dhunë fizike ndaj bashkëshortes).

G. GJ. (në kërkim)
– Më date 07. 03. 2012, ka qenë shpallur në kërkim dhe më pas është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr”  (për djegien e disa materialeve të një lokali në Radhimë.)
– Më datë 23. 01. 2016, është arrestuar në flagrancë për “Kundërshtimin e punonjësit të policisë” dhe është dënuar me kusht me 18-muaj. (Pra Gjykata e ka nxjerrë me kusht dhe ai bën grabitjen disa muaj më vonë).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY