Presioni i PD, ilaçi për leuçeminë mbërrin në spital

Presioni i PD, ilaçi për leuçeminë mbërrin në spital

52
0
Shares

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, Albana Vokshi dhe deputetja Albina Deda shkuan sot pranë spitalit të pediatrisë në QSTU për të parë nga afër situatën e vështirë ku prej 3 muajsh mungon illaçi për fëmijët e sëmurë me leuçemi.

Pas reagimit të fortë të Partisë Demokratike për mungesën e medikamentit, mjekët informuan kryetaren e Komisionit se medikamendi ka mbërritur në spital. “Drejtoria na tha që ilaçi ka ardhur dje për nevojat e gjithë vitit. Kemi bërë sot kërkesën për marrjen e medikamentit “, tha një prej mjekeve të spitalit.

“Ky është një lajm i mirë. Më të fund pasi sensibilizimi ynë bëri të mundur ardhjen e ilaçit”, tha Vokshi. Deputetet demokrate konstatuan situatën e vështirë pasi prej muajsh prindërit me fëmijët e sëmurë nuk marrin medikamentin, duke bërë të pamundurën për ta siguruar atë privatisht e madje me kosto të lartë jashtë vendit. “Unë tani nuk di si ta bëj se e kam porositur privatisht ilaçin në dy vende. Nuk di ku ta çoj tani. E kam porositur vetë në Greqi”, tha një prind.

Kryetarja Vokshi bashkëbisedoi edhe me mjekët për këtë situatë të vështirë që po kalojnë fëmijët e sëmurë me leuçemi. “Dua të di çfarë mund të bëjnë prindërit e këtyre fëmijeve kur ilaçi mungon prej 3 muajsh? Unë si prind si do ia bëja ?! Unë s’mund ta imagjinoj këtë situatë kur spitali nuk ia jep ilaçin fëmijës së sëmurë prej muajsh sepse ministri ka bllokuar importimin”, tha Vokshi.

Mjekët u shprehën se s’mund të japin përgjigje por edhe ata si prindër do të vepronin në të njëjtën situatë.

Deputetja Vokshi i bëri thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetime për këtë rast abuziv që ka lënë fëmijët e sëmurë pa ilaçe dhe i kërkoi kryeministrit të reagojë pas kaq muajsh heshtje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY