Kokëdhima i kthehet Braçes: Shante mbarë e prapë Ramën te tuneli i...

Kokëdhima i kthehet Braçes: Shante mbarë e prapë Ramën te tuneli i “Shekullit

47
0
Shares

Gazeta Shekulli i është sulur sot deputetit socialist Erjon Brace duke i kujtuar atij se Kokëdhima e ka ndihmuar të futej në vendete sigurta të deputetëve të PS.

Ja cfarë shkruhet në editorialin e gazetarit Arben Rrozhani që drejton ndërkohë edhe gazetën e Koëshimës.

“…Nuk do të jetë hera e parë, këto kohët e fundit, sepse shumë vrer ka hedhur, padrejtësisht, Erjon Braçe ndaj Koço Kokëdhimës, edhe pse ndanë gati tre vite jetë parlamentare dhe politike bashkë. Në të gjitha herët i kam thënë se e ka fajin vetë, që Erjon Braçe kërcënon sot si një spahi i rëndomtë (tagrambledhës dhe administrator turk që rekrutonte ushtarë në shërbim të ushtrisë osmane shënim i autorit ). I kam kujtuar Kokëdhimës atë që bëri ai për Braçen në fundprillin 2013. Ai mund ta ketë harruar atë paradite kur veshur me pantallona vishnje dhe xhaketë çiklamin kishte ardhur të takonte Kokëdhimën. E takova në hyrje të tunelit, poshtë apartamentit. Shante mbarë dhe prapë Edi Ramën që e kishte transferuar nga zona e vet për ta kandiduar në zonën e Divjakës, ku nuk donte kurrsesi të shkonte.

E këshillova t’i linte të gjitha pas krahëve, t’i bindej vendimit të partisë dhe të takonte edhe Kokëdhimën që të merrej një vendim i pjekur. Kokëdhima e mbrojti, ndoshta edhe i ka thënë ndonjë fjalë Edi Ramës për të dhe ai u bë deputet, edhe pse me pahir, në Divjakën e bukur të njerëzve punëtorë. Por besimin e atyre që e mbështetën ai po e shpërdoron nga dita në ditë, për të bërë punën e rëndomtë të spahiut, edhe pse është votuar si përfaqësues i popullit…”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY