HETIMI/Plumbat mbi tre vëllezërit për një parkim makine

HETIMI/Plumbat mbi tre vëllezërit për një parkim makine

57
0
Shares

Pamje nga vendi I ngjarjes

Tre vëllezër shpëtuan dje nga vdekja edhe pse ndaj tyre u zbarzën 7 plumba. Policia ka zbardhur tashmë arsyen e sherrit që desh kaloi në tragjedi, motivi i të cilit nuk ka qenë asgjë më shumë se sa një parkim makine.

Autori i krimit është një taksist.

“Nga hetimet dhe nga marrja e deklarimeve, rezultoi se ka pasur një konflikt mes Shaban Budës dhe personit të arrestuar, pas të shtënave me armë. Sherri ka ndodhur pasi Shaban Buda kishte bllokuar rrugën e lëvizjes së makinës së Leonard Kaçanikut, në kohën kur ai ka tentuar të largohej pasi kishte klientë.

Kjo situatë është përcjellë me debate mes tyre dhe më pas edhe me një sherr verbal e fizik. Ditën e djeshme në mëngjes, taksisti ka marrë armën dhe qëlloi mbi vëllezërit, të cilët shpëtuan mrekullisht nga vrasja”, shkruhet në dosjen hetimore.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Sadik Petrela”, te Xhamlliku, mëngjesin e djeshëm, rreth orës 07:35. Policia raportoi fillimisht se një person kishte qëlluar me armë zjarri ndaj tre vëllezërve Klentian Buda, Shaban Buda e Ergys Buda, përkatësisht 38, 34 dhe 36 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY