Partia Republikane denon cdo forme te dhunes qeveritare mbi banoret e Himares dhe gjithe bregdetit, tha sot në një deklaratë për mediat, kreu i PR, Fatmir Mediu.
“Partia Republikane kerkon kthimin e pronave ne bregdet dhe mbare Shqiperine, si nje e drejte ligjitime e banoreve te ketyre zonave qe I kane ndertuar dhe trasheguar keto prona nder shekuj
Partia Republikane kerkon te regjistrohen te gjitha pronat e pronareve te ligjshem shtepi apo prona te tjera ne Himare, e gjithe bregdetin, te hipotekohen dhe paisen me certifikatat e pronesise.
Eshte e turpshme kur nga njera ane qeveria legalizon paligjshemrine dhe atyre familjeve qe e kane prone prej shekujsh nuk ja njeh.
Te ndalet cdo projekt shkaterrues ne emer te interesit publik korruptiv qe cenon pronen legjitime dhe I sherben vetem interesave korruptive te pushtetit.
Cdo plan zhvillimi ka nevoje per gjykimin dhe mbeshtetjen e komunitetit.
As Kryeministri dhe askush tjeter nuk ka te drejte te sillet si pronar me pronat e bregdetasve
Kjo perle e natyres shqiptare me potenciale te jashtezakonshme per zhvillimin e turizmit do te zhvillohet vetem atehere kur prona te shkoj tek I zoti, por njekohesisht, duke ruajtur vlerat historike.
Betonizimi dhe babezia kane shkaterruar ato pak vlera historike qe I kane ngelur vendit tone dhe kjo eshte fatkeqesi kombetare”, përfundon deklarata e PR.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/