Punonjësi i OSHEE-së Zamir Velaj, i cili u godit sot me thikë në Shkodër, ka vdekur në spitalin e qytetit.
Burimet e policisë konfirmojnë vdekjen e tij, ndërsa bëjnë të ditur se kanë identifikuar autorin dhe motivet e këtij krimi.
Sipas policisë, autori është Martin Zefi.
Lidhur me motivet e krimit, mësohet se ato lidhen me detyrën e viktimës. Kështu, viktima ka shkuar ti presë energjinë autorit, për shkak të mospagesës nga ana e tij. Ky ka qenë edhe momenti që punonjësi i OSHEE-së është sulmuar me thikë.
Me gjithë përpjekjen për ta shpëtuar në spital, ai ka humbur jetën atje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/