Agron Duka zbardh bisedat me ambasadën

Agron Duka zbardh bisedat me ambasadën

54
0
Shares

Kryetari i Partisë Agrare, Agron Duka ka shpjeguar sot në një intervistë për Panoramën edhe ndikimin që kishte tek ai ambasada amerikane për të votuar reformën në drejtësi pavarësisht negociatave.

Partia e Dukës është në koalicionin e opozitës. Kryetrai i saj ka shpjeguar se megjithatë ai ka pasur kontakte të vazhdueshme gjatë negociatave të refromës edhe me kryetarin e PD, Basha.

Ju vetë keni pasur komunikime me ambasadën e SHBA përpara votimit?

Është folur për SMS të ardhura drejt jush që kërkonin miratimin e reformës. Kam pasur komunikime dhe unë e kam deklaruar këtë fakt. Kam pasur komunikime me persona të ambasadës së SHBA, të cilët më kanë inkurajuar të votoj Reformën në Drejtësi. Në dijeninë time nuk kam qenë i vetmi që kam pasur takime të tilla. Kryesisht ka pasur takime dhe komunikime me krerët e partive politike aleatë të PD. Sigurisht na është deklaruar se është mirë që reforma të kalojë, diçka të cilën edhe ne vetë e mbështesnim dhe ishim koshientë për rëndësinë që kishte.

Ky mesazh ishte përcaktues për votën tuaj? Pavarësisht negociatave që po bënte PD?

Natyrisht që kishte ndikim. Megjithatë, unë kam qenë gjatë gjithë kohës në komunikim të vazhdueshëm me negociatat që bëheshin nga lidershipi i PD, nga Basha, me ndërkombëtarët. Madje, edhe në takimin që kam pasur me përfaqësues të Ambasadës së SHBA u kam deklaruar se nuk është determinante vota e një individi të vetëm, pasi me interes është që të kalojë reforma me konsensus. Unë kisha shumë besim që kjo reformë do të kalonte në këtë mënyrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY