Policia mendon se ka gjetur një nga dy hajdutët që vodhën afro 200 mijë diollarë në filialin e BKT në ish-Bllok.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar njërin prej tyre ndërsa ka kthyer kokën tërësisht në drejtim të tyre, ndërkohë që tjetri nuk është identifikuar nga kamerat por pritet të konfirmohet përmes hetimit.
Një ditë më parë policia tha se janë dy hajdutë të cilët kanë qenë edhe më herët kontingjent të policisë dhe njihen si mjeshtra të thyerjes së kasafortave.
Hajdutet besohet se janë të moshave 33 dhe 28 vjeç.
Ndërsa sot kanë dalë sot para trupit gjykues dy punonjësit e bankës drejtorin e filialit, Luigj Gjonaj dhe shefin e sigurisë, Florian Skara.
Të arrestuarit akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar grabitjen e bankës, ndonëse sinjali i alarmit i ka njoftuar dy herë të premten në orën 20:00 dhe të shtunë në orën 5 të mëngjesit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/