VIDEO/Ky është podrumi që të çon te kasaforta e BKT

VIDEO/Ky është podrumi që të çon te kasaforta e BKT

59
0
Shares

Janë publikuar pamjet e brendshme të podrumit që të con tek dyshemeja e dhomës ku mbahej kasaforta e filialit të BKT në Bllok që u vodh tri ditë më parë.

Në bodrumin e pallatit ku grabitësit punuan për çarjen e murit të bankës u gjetën veglat që u përdorën për vjedhjen. Dalta, çekiçë dhe leva me të cilat u arrit të çahej muri. Policia gjeti edhe një bombol oksigjeni e cila mund të jetë përdorur nga grabitësit për të prerë pjesë metalike. Pamjet e bodrumit u publikuan nga Report TV.

Siç duket nga pamjet, grabitësit kanë hyrë përmes dritares së lokalit, për të mbërritur në bodrum përmes një palë shkalle, ku edhe iu futën punës për të çarë murin. Ambienti më herët ka shërbyer si kazino apo klub nate. Autorët kanë hyrë në dhomën e blinduar të bankës, ku edhe kanë mundur të marrin sasinë e parave prej 10 milionë lekësh të reja, 50 mijë eurosh dhe 30 mijë dollarësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY