Nikollaq Neranxi, Drejtor Ekzekutiv i Komunitetit Himarjot, “ka hedhur dorashkën” dhe ka sfiduar partitë që duan votat e komunitetit himarjot.
“Cila parti që na ndihmon për të marrë pronat tona, do të marrë gjithë votat e komunitetit himarjot”.
Kjo është “oferta” që Neranxi bëri publike sot, në një lidhje direkt për TV “News 24”.
Duke denoncuar mafien e tokave, që po rrëmbejnë pasuritë e himarjotëve, ai paralajmëroi një protestë të madhe ditën e diel, në 14 gusht në Himarë.
Sipas Neranxit, “me Himarën po bëhet padrejtësi, aq sa duan edhe emrin t’ia ndërrojnë, nga Himarë në Riviera”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/