Vetëm 2 investitorë të huaj në Shqipëri për 2016

Vetëm 2 investitorë të huaj në Shqipëri për 2016

77
0
Shares

Nga 67 investitorë të huaj që kanë shfaqur interes për investime në Shqipëri vetëm 2 prej tyre kanë konkluduar shkruan sot monitor.al. Një nga investimet është në miniera dhe një në tregtinë me shumicë.

10 nga investitorët e huaj kanë shprehur interes për sektorin e energjitikës, 9 në sektorin e prodhimit, 8 në atë të konsulencës, 6 në automobilistikë, 5 në shërbime, 5 ne turizëm, 4 në infrastrukturë, 3 në bujqësi, 3 në ndërtim, 3 në miniera, tre në tregtinë me shumicë, 2 në shërbime financiare, 2 në pasuritë e patundshme, 1 në shërbimet areportuale, 1 në arsim, 1 në teknologjinë e infomacionit dhe 1 në tregtinë me pakicë.

Siç shihet nga burimet e vetë qeverisë 6 nga investitorët kanë shfaqur interes për industrinë automative, e cila po zhvillohet me ritme të shpejta në rajon, duke diversifikuar eksportet dhe duke rritur vleren e tyre. Qeveria shqiptare nuk ka arritur të ofrojë kushte për asnjë prej tyre, duke bërë që disa nga keto kompani të zhvillojnë synimin e tyre në Maqedoni.

Aktualisht pjesa më e madhe e iHD-ve (rreth 60%) në Shqipëri është e përqendruar në sektorin e minierave (kryesisht naftë dhe gaz); 13% është në transport dhe komunikacion, 9% në elektricitet dhe 8% në prona të paluajtshme.

Sipas të dhënave të QKB-së, 8.580 biznese të huaja operonin në vend deri në shkurt të 2016-ës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY