Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një 30 vjecar pasi tentoi të vriste pas një sherri një tjetër qytetar.
K.P, 30 vjeç, banues Shkodër akuzohet për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , “Kanosjes” e kryer në bashkëpunim.
Më datë 09.08.2016 është njoftuar Salla e Komandimit të Komisariatit Shkodër, se mes shtetasve Prekë Miri , shtetasit K.P dhe shtetasit S.S ka konflikt dhe përdorim të armëve të zjarrit.
Mënjëherë nga forcat policore është vlerësuar maksimalisht situata, janë marrë masa të menjëhershme dhe pas verifikimit është konstatuar se shtetasi Prekë Miri së bashku me shtetasi K.P për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri shtetasin S.S, 54 vjeç, banues në Shkodër.
Nga kqyerja e vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale : 7 gëzhoja mod 56, një fishek mod 56, si dhe një kapak i kutisë së tytës së një arme zjarri.
Materialet për këtë hetim i përcillen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ndjekje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/