Ka nisur sot në Vjenë të Austrisë gjyqi ndaj shqiptarit nga Kosova Nehat. H. , i cili akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij duke e mbytur me rripin e pantallonave.
Nehati ishte i martuar me një sllovake e quajtur Miroslava. Çifti ka patur probleme dhe konflikte dhe Miroslava qëndronte më së shumti në Sllovaki te prindërit.
Siç raporton media austriake “Heute”, shqiptari nga Kosova bënte tri punë të rënda që t’i jepte 3 mijë euro gruas së tij për tre fëmijët.
Mirëpo, kjo e fundit nisi të mos e lejonte më shqiptarin t’i takonte fëmijët, ndaj ai u hakmor kur ajo u kthye në Vjenë duke e vrarë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/