Raporti tronditës i KLSH: Bankat përfituan paligjshmërisht qindra mln lekë

Raporti tronditës i KLSH: Bankat përfituan paligjshmërisht qindra mln lekë

79
0
Shares

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka hetuar praktikën sesi Banka e Shqipërisë dhe bankat private kanë nxjerrë nga tregu kartëmonedhat e dëmtuara nga janari i vitit 2010 deri në korrik të 2014-s. Pikënisja e hetimit ka qenë vjedhja e bujshme në Bankën e Shqipërisë në korrik të vitit 2014. Por gjetjet e tij janë tronditëse.

Përfundimet e kontrollit janë listuar në një raport sekret, i cili është lexuar nga Top Channel falë burimeve konfidenciale. Sipas raportit, e gjithë skema e këmbimit të kartëmonedhave të dëmtuara ka funksionuar në mënyrë të jashtëligjshme, duke u marrë qytetarëve dhe buxhetit pa të drejtë qindra milionë lekë.

Por si ka funksionuar skema? Deri në shtator të vitit 2013, baza ligjore për këmbimin e kartëmonedhave të dëmtuara ka qenë vendimi i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, numër 29, datë 30.3.1998. Sipas këtij vendimi, bankat private do t’i grumbullonin kartëmonedhat e dëmtuara nga qytetarët me 80 për qind të vlerës dhe do t’i dorëzonin ato në Bankën e Shqipërisë me po të njëjtën vlerë.

Por KLSH ka gjetur se ky rregull është shkelur. Edhe pse bankat private i kanë blerë kartëmonedhat e dëmtuara nga qytetarët me 80 për qind të vlerës, ashtu sikur diktonte ligji, kur i kanë dorëzuar në Bankën e Shqipërisë, kjo e fundit ua ka blerë ato me 100 për qind të vlerës. Diferenca prej 20 për qind, që sipas KLSH-së është përfituar në mënyrë të paligjshme nga një grusht bankash private, duhej të ishte fitim i Bankës së Shqipërisë për t’u transferuar në buxhetin e shtetit.

KLSH ka zbuluar se, për periudhën Janar 2010-Korrik 2014, përmes kësaj skemë janë këmbyer dhe nxjerrë nga tregu rreth 2.71 miliardë lekë kartëmonedha të dëmtuara. Sipas tij, kjo do të thotë se përfitimi i padrejtë për bankat ka qenë 542 milionë lekë, ose rreth 4 milionë euro.tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY