Nxirren armët në një rrugicë të Tiranës, qëllohet mbi tre vëllezër

Nxirren armët në një rrugicë të Tiranës, qëllohet mbi tre vëllezër

55
0
Shares

Rreth orës 07:35, tek rruga “Sadik Petrela”, tek Venue, shtetasi Leonard Kaçaniku, rreth 35 vjeç, gjatë një konflikti me 3 persona K. B, 38 vjeç, Sh. B, 34 vjeç dhe E. B, 36 vjeç,(vëllezër), ka qëlluar me armë në drejtim të tyre.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Ndërhyrja e menjëherëshme e Policisë bëri që personi që qëlloi me armë në drejtim të tre vëllezërve të kapej e arrestohej në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4.

Personit ju gjet një armë tip “Beretë”, me të cilën dyshohet se ka qëlluar 2 herë në drejtim të tre shtetasëve.

Grupi hetimor në vendngjarje për momentin ka gjetur një gëzhojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY