LSI ka vënë gishtin mbi ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri lidhur me aktet e rënda të grabitje, drogës dhe krimeve të tjera në vend.
Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama, ka kritikuar Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në në një prononcim për gazetën “Sot”.
“Ngjarjet e tilla të shtuara nuk mund të mbulohen me statistika, apo ndonjëherë edhe me konferenca shtypi. Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit kushdo tjetër që ka detyrime ndaj sigurisë kombëtare duhet të mbajnë përgjegjësi, duhet të bashkëpunojnë e t’i lënë karshillëqet dhe lojërat e fjalëve.
Mbrojtja e rendit dhe e sigurisë publike janë detyrë kushtetuese e Ministrisë së Brendshme dhe më drejtpërdrejtë e Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit është përgjegjëse për garantimin e rendit dhe të sigurisë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Fakti që kanë ndodhur grabitje të rënda në një hark të shkurtër kohor, theksoj atë të Rinasit, e cila ishte në përmasat e një skandali, tregon se institucionet përkatëse nuk e kanë bërë si duhet punën e tyre dhe se duhet të reflektojnë. Mund të konsiderohet edhe si një papërgjegjshmëri në përmbushjen e detyrimeve të sigurisë së vendit”, deklaron Luan Rama.
LSI ka në qendër të kritikave të saj ministrin e Brendshëm, Tahiri. Kryetrai i LSI, Ilir Meta disa herë ka kërkuar largimin tij nga qeveria.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/