Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të gjitha procedurat përmes të cilave shkohet në zgjedhje lokale në Dibër caktuar të zhvillohen me 11 shtator të këtij viti.
Procedurat:
– Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë/sekretar në KZAZ nr. 19, duhet të sjellin propozimet jo më vonë se data 10 gusht 2016.
– Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në KQV, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ nr.19 jo më vonë së data 22 gusht 2016. KZAZ-ja, merr vendim për emërimin e anëtarëve të KQV-ve, brenda 5 ditëve.
– Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në Grupin e Numërimit të Votave duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ nr.19 jo më vonë së data 30 gusht 2016. KZAZ-ja merr vendim për emërimin e anëtarëve të Grupit të Numërimit të Votave, brenda 48 orëve.
– Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhorë, jo më vonë se data 11 gusht 2016.
– Koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin kërkesën për regjistrimin si subjekt zgjedhor, jo më vonë se data 15 gusht 2016.
– Për paraqitjen e kandidatit të propozuar nga zgjedhësit për zgjedhjet e pjesshme, Komiteti Nismëtar duhet të rregjistrohet në KZAZ-në nr. 19, jo më vonë se data 15 gusht 2016.
– Dokumentet e kandidimit paraqiten në KZAZ-në nr.19 jo më vonë se data 19 gusht 2016. KZAZ-në nr. 19, bën verifikimin e tyre jo më vonë se 24 orë nga paraqitja dhe në rast se vëren parregullsi i kthen për plotësim. Dokumentat e plotësuara duhet të riparaqiten jo më vonë se 24 orë. KZAZ-ja merr vendim jo më vonë se 24 orë nga riparaqitja e tyre.
– Paraqitja e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve shqiptarë, duhet të bëhet jo më vonë se data 26 gusht 2016. Paraqitja e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të huaj duhet të bëhet jo më vonë se 72 orë para datës 11.09.2016.
– Prefekti i Qarkut Dibër, i paraqet KQZ-së listën e plotë të objekteve brenda territorit të Qarkut që përmbushin kushtet e parashikuara në ligj për Vendin e Numërimit të Votave, jo më vonë se data 15 gusht 2016. KQZ, cakton vendin e numërimit të votave jo më vonë se data 19 gusht 2016.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/