Në foto është viktima, Vladimir Murrizi, i cili u vra nga kushëriri i tij dhe më pas u gropoz në Larisa të Greqisë një javë më parë.
Vdekja e Murrizit u njoftua nga vet vrasësi i cili sëbashku me të atin e Vladimirit raportuan vrasjen e tij dy ditë më parë në policinë e Fierit.
Mersin Murrizi, 59 vjeç, ka shkuar në Polici dhe ka kallëzuar se djali i tij, Vladimir Murrizi, 26 vjeç, është vrarë në Greqi, duke çuar si dëshmitar Denis Zakën, kushëririn e parë të të birit.
Gjatë marrjes në pyetje, i riu ka dhënë dëshmi kontradiktore, derisa i gjendur para një situate të tillë ka treguar krimin dhe vendin ku kishte fshehur kufomën në Greqi.
“Po, u përfshimë në sherr, pasi nisëm të akuzonim gratë e njëri-tjetrit për mungesë morali.
Më qëlloi në një moment me një shufër hekuri, duke më shkaktuar dhimbje fizike. Kjo ma çoi gjakun në tru dhe nxora thikën që mbaja me vete duke e qëlluar.
S’di si ka ndodhur, më hipi gjaku në kokë. Nga frika e fsheha trupin në përrua, por kur u ktheva në Shqipëri dhe babai i tij më pyeste për djalin, unë i thashë që e kishin vrarë në Greqi, pa dhënë shpjegime”, ka thënë ndër të tjera autori i dyshuar në Polici.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/