PD ka bërë publike përmes nënkryetarit të saj, Edi Paloka, fakte të reja që sipas saj janë siguruar përmes dëshmive dhe investigimit por edhe dokumentacionit të partnerëve të Shqipërisë në cështjet e rednit dhe sigurisë.
Më poshtë harta e drogës dhe kujdestarët e saj sipas PD:
Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë Tiranë, sebashku me zëvendësin e tij, Ermal Muca, janë të implikuar në kultivimin e bimëve narkotike dhe vjeljen e 30 përqindëshit në zonat Peze, Preze, fshatrat mbrapa malit të Dajtit, Zallherr, në Kombinat me sera, deri në kufi me Durrësin dhe Kavajën.
Jeart Çela, Drejtor i Policisë në Vlorë, lidhje e fortë e Tahirit dhe vëllezërve Habilaj. Menaxhon drogën në Novoselle, Mifol, Vjosë, Nartë, Panaja, Zvernec, Trevllazer. Më tej në Risili – Llakatund – Trevllazer- Mekat – Kanine, dhe zona e trete eshte Vranisht – Llakatund_ Terbaq – Mesaplik – Gjorm – Brataj- Ramic – Sevaster. Vlen për tu theksuar se zona Armen- Kocul –Selenice – Pocem që lidhen me fshatrat e Tepelenes kontrollohet nga grupi i shoqërimit të ministrit Tahiri.
Besmir Qebini, dora e Shullazit në Polici, ka vënë në dispozicion të kanabisit magazinat doganore, duke qene zëvendësrejtor i Përgjithshëm i Doganave. Më parë kur ishte në polici, ishte i përfshirë në gjithë aktivitetet kriminale të Shullazit.
Afrim Tafa, në drejtorinë e Policisë Berat, sëbashku me shefin e komisariatit të Skraparit, Ferdinand Dusha dhe me Shefin e Komisariatit Berat, Learton Hoxha kanë nën përgjegjësi drogën në afërsi të Malit të Tomorrit nga krahu i Beratit ku janë mbjellë rreth 80.000 rrënjë kanabis, dhe krahu i Skraparit ku janë mbjellë rreth 100.000 rrënjë.
Edmond Targaj, Drejtor i Policisë Qarku Dibër, ka nën hyqëm 12 grupe kriminale nga tepelena vlora dhe dibra, që mbjellin e trafikojnë drogën. Zonat ku është përqendruar ky aktivitet janë fshati Vicisht me rreth 20.000 rrënjë bimë cannabis, fshati Muhurr me 15.000 rrënjë, fshati Qaf – Muhurr me 17.000 rrënjë dhe fshati Shupenzë, me rreth 50.000 rrënjë. Porosia është të mos pranohet asnjë ofertë më pak se 10 mijë rrënjë. Ndihmësi i Edmond Targajt në dibër, është Robert Aga, i përfolur në cdo raport të shërbimeve partnere për rolin e tij kyc në trafikimin e drogës.
Fatmir Lleshi, në detyrën e tij si shef i Komisariatit 4 në Tiranë, në bashkëpunim me deputetë të PS-sënë Tiranë, u kujdesën për drogën në zonën e Tujanit, dhe në rrethinat e Dajtit. Me ndihmën e inspektorit të policisë Demaliaj dhe Alban Ahmetaj, menaxhohet dhe kanabisi i Shëngjergjit.
Erjon Ismailaj, shef i Komisaritatit të Policisë Krujë, i përfshirë drejpërdrejt në kultivimin e kanabisit, ku mendohet se janë rreth 75.000 rrënjë. Ky shef komisariati dorë e Shullazit dhe Tahirit ka keqtrajtuar dhe mbajtur peng disa ore inspektore të mjedisit që konstatuan arat me droge, dhe i kërcënuan me jetë nëse flasin.
Henrigert Mitri, menaxhon mbi 40 mijë rrënjë në zonën e Burrelit, ku është shef komisariati, një njohje e vjetër e Shullazit dhe Erjon Braces. Ishte shef komisariati në Lushnje, kur ndihmoi për fshehjen e provave pas rënies së avionit me drogë në Divjakë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/