DETAJET/ Durrës, nën efektin e drogës 33-vjeçari sulmon dhe plagos me thikë...

DETAJET/ Durrës, nën efektin e drogës 33-vjeçari sulmon dhe plagos me thikë të dashurën

69
0
Shares

Një person ka tentuar të varsh me thikë të dashurën e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda. Pas sulmit, e plagosura është dërguar për ndihmë në spital, ndërsa agresori, i cili dyshohet se ka qenë nën efektet e lëndëve narkotike, është arrestuar.
Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi intensiv dhe të pandërprerë kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një ngjarje të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 10. 08. 2016, ku kanë arrestuar në flagrancë Antonio Zani 33 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi, sot, rreth orës 06:00, në lagjen Nr. 8 Durrës, ka tentuar të vrasë me thikë të dashurën e tij, shtetasen A. D. 20 vjeçe, banuese në Durrës.
Zani ka shkuar në banesën e  shtetases N .M.,  ku e dashura e tij ishte e punësuar si kujdestare nate për të zonjën e shtëpisë, e cila ishte invalide dhe si rezultat i një konflikti çasti e ka goditur disa herë me thikë në trup.
Për pasojë i ka shkaktuar plagë të rënda dhe shtetësia A. D., ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu edhe autori i dyshuar ka marrë plagë në trup dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Durrës.
Me të marrë njoftimin menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivat e Policisë, të cilët bënë të mundur këqyrjen e vendit të ngjarjes, mbledhjen  e provave materiale, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• mjeti i kryerjes së veprës penale, thika  e cila plotësonte kushtet e armës së ftohtë;
• një qese me një sasi lëndë narkotike e  dyshuar e llojit Cannabis Sattiva dhe
• tre aparate telefoni celularë.
Nga kryerja e veprimeve hetimore dyshohet se autori ka qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike në momentin e kryerjes së veprës.
Zani është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe lëndëve narkotike.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar në nenet 76 dhe 22, 279, 283 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY