Briken Calja dështon të sjellë një medalje për Shqipërinë

Briken Calja dështon të sjellë një medalje për Shqipërinë

58
0
Shares

Briken Calja nuk mundi ta fitonte medaljen e parë olimpike për Shqipërinë, edhe pse bëri një paraqitje shumë të mirë në Rio 2016.

Peshëngritësi nga Shtërmeni zuri vendin e gjashtë në konkurrimin në peshën deri 69 kg, duke e humbur vendin e pestë vetëm për 200 gram peshë trupore.

Ai ngriti 145 kg në stilin e shkëputjes duke realizuar me sukses vetëm provën e parë, dhe duke dështuar në 151 kg.

Në stilin e shtytjes, shtangisti shqiptar kaloi provën 175 kg, dhe pastaj edhe provën 181 kg, por nuk mundi të ngrinte peshën 184 kg.

Në total, Calja arriti rezultatin 326 kg në dygarësh, po aq sa meksikani Roke Mendoza, që ishte pak më I lehtë sesa shqiptari në peshën trupore.

Shtangisti shqiptar reagoi shumë I përmbajtur në faqen e tij në FB, duke vendosur aty një foto nga gara dhe përshkrimin “faleminderit të gjithëve për mbështetjen”.

Calja barazon arritjen e Romela Begajt në Pekin 2008, ndërsa ky është rezultati I dytë më I mirë I një sportisti shqiptar në Olimpiada, pas vendit të pestë të Ilir Sulit në Lojrat Olimpike të vitit 2000 në Sidnei.

Të tre këto rezultate janë arritur nga peshëngritësit, ndërsa më pranë tyre ishte mundësi Elis Guri që arriti në çerekfinalen e turneut olimpik në Pekin 2008.abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY