Avokati i biznesmenit Fatmir Kuçi, Alban Qafa ka bërë një kallzim penal për oficerët e Policisë që kanë marrë në pyetje djalin e biznesmenit, i cili është vetëm 11vjeçar. Bëhet fjalë për aksidentin e rëndë të ndodhur në Himarë, ku një turist rus u aksidentua për vdekje nga një mjet lundrues. Për këtë ngjarje është arrestuar biznesmeni Fatmir Kuçi, i cili pretendon se e ka gjetur të aksidentuar rusin dhe se e ka ndihmuar. Megjithatë, sipas avokatit, Policia ka marrë në pyetje djalin 11vjeçar të biznesmenit në kundërshtim me ligjin. Avokati thotë për “Neës 24” se djali i biznesmenit është në gjendje të rëndë psikologjike dhe se marrja në pyetje është bërë pa praninë e psikologut. Ai e cilëson arrestimin e klientit të tij si të paligjshëm, pasi nuk është kapur në kushtet e flagrancës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/