“PS dhe LSI do të ndahen shpejt”

“PS dhe LSI do të ndahen shpejt”

63
0
Shares

Kryetari i Aleancës kuqezi, Kreshnik Spahiu parashikon se nuk do të ketë më një aleancë parazgjedhore PS-LSI, gjatë një interviste në oraneës ndërkohë që deklaroi se partia e tij po shqyrton mundësinë e një koalicioni parazgjedhor.

Në lidhje me krijimin e qeverisë teknike Spahiu u shpreh pro saj. Ai tha se koalicioni aktual është me turbulenca dhe sipas tij nuk do të jetë e largët koha kur PS dhe LSI do të ndahen.

Spahiu: Pro qeverisë teknike janë të gjithë faktorët, madje edhe një pjesë e madhe e mazhorancës. Koalicioni është funksional, por është me turbulenca. Dihen pabesitë e Ramës ndaj Ilir Metës. Janë 5 raste kur Rama ka tentuar të ngrejë akuza dhe ta kërcënojë me burg kreun e LSI. Pra LSI ndihet jo e sigurtë. Meta ka deklaruar edhe 3 javë më parë që nuk mund të vazhdohet me thikë pas shpine dhe pse jo të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike. Të gjitha përgjimet që i janë bërë kreut të LSI, duken qartazi që nuk do jetë një bashkëjetesë e gjatë e këtyre paritve. Se kur do të ndodhë çarja kjo është çështje kohe, por ajo do të ndodhë. Kam bindjen se një ditë PS dhe LSI nuk do të jenë bashkë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY