Policia e Shtetit, deklaratë në mbrojtje të qeverisë

Policia e Shtetit, deklaratë në mbrojtje të qeverisë

54
0
Shares

Policia e Shtetit ka reaguar ndaj disa akuzave që ka bërë PD ndaj qeverisë Rama për krimet dhe trafikun e drogës në vend si dhe disa drejtuesve të policisë në rrethe të ndryshme të vendit.

Edhe pse deklarata e PD nuk i drejtohej forcave policore, ka qënë Policia e Shtetit që ka reaguar.

“Policia e Shtetit i kërkon subjektit politik Partia Demokratike të ndalë luftën e përditshme politike kundër punës dhe rezultateve të saj. Në respekt të opinionit publik, por edhe punës së pakursyer të trupës policore, rikujtojmë se politika nuk bëhet duke sulmuar policinë, por duke mbështetur përpjekjet e saj kundër krimit dhe paligjshmërisë. Është shqetësues përsëritja e përditshme e sulmeve dhe baltës kundër Policisë, në një kohë që Policia është përditë në betejë me krimin. Kur Policia është kundër krimit, PD është kundër Policisë. Edhe më shqetësues bëhet ky fakt, teksa rezultatet kundër kultivimit të drogës rriten. Kjo luftë që nisi në pranverën e 2014 në Lazarat e që vazhdon përditë edhe sot, është një histori suksesi që Policia e Shtetit po e shënon çdo ditë. Policia e Shtetit fton PD-në të denoncojë në Prokurori çdo informacion që zotëron për kultivimin e narkotikëve si dhe për çdo person të implikuar. Kjo ndihmon shumë më tepër sesa balta e hedhur përditë mbi Policinë e Shtetit”, thuhet në deklaratën e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY