Nishani zbardh bisedën me përfaqësuesit e partive të mëdha

Nishani zbardh bisedën me përfaqësuesit e partive të mëdha

51
0
Shares

Presidenti i Republikës Bujar Nishani zhvilloi një takim pune konsultues me krerët e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e autorizuar prej tyre për të diskutuar mbi procesin ligjor të përzgjedhjes me anë të shortit të anëtarëve të Këshillit e Emërimeve të Drejtësisë.

Në takim morën pjesë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste zoti Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike zoti Edi Paloka, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim zoti Luan Rama si dhe Kryetari i Partisë Republikane zoti Fatmir Mediu, të cilët shprehën vlerësimin dhe mbështetjen ndaj Presidentit të Republikës për angazhimin e Tij maksimal në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ruajtje të autoritetit e kompetencave kushtetuese, si dhe parashtruan idetë dhe qëndrimet e tyre për këtë çështje.

Kreu i Shtetit shqiptar, pasi i falënderoi përfaqësuesit e grupeve parlamentare për mendimet dhe pikëpamjet e paraqitura, vuri në dukje rëndësinë e zbatimit rigoroz të Kushtetutës dhe afateve ligjore, duke theksuar “domosdoshmërinë e zhvillimit të një procesi përzgjedhjeje me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sa më të mirë të mundshëm dhe të gjykuar pozitivisht e të mirëpritur nga ligjbërësit”.

Ndwrkaq sot gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për pezullimin e dekretit të Presidentit lidhur me datën e mbajtjes së zgjedhjeve në Dibër.

Partia Socialiste e bëri këtë padi e bazuar në nenet 108 dhe 111 të Kodit të Procedurës Administrative, dhe kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë absolute dhe pezullimin e efektit të dekretit të Nishanit.

Sipas PS-së shpallja e datës së zgjedhjeve për Bashkinë e Dibrës para se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të publikohet në Fletoren Zyrtare, shkel Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor gjithashtu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY