Partia Demokratike ka bërë sot publike disa foto ku shihet Klement Balili duke pushuar. Sipas PD ai është duke pushuar në Sarandë. Por menjëherë pas kësaj, ka reaguar edhe nipi i tij duke e hedhur poshtë këtë lajm. Në një lidhje telefonike për ‘News24’, nipi i Balilit, Albin Balili konfirmoi se në foton e publikuar sot nga PDja është xhaxhai i tij, por sipas tij ështe shkrepur katër vite më parë. “ Foto janë të verifikushme, pasi është foto e bërë para 4 vitesh. Nuk ka lidhje me xhaxhain tim, por me shpifjet e PD.. Ja kemi lënë në dorë drejtësinë dhe xhaxhai im do dalë më i pastër sesa ata që shpifin. Nuk e disponoj foton. Është foto e bërë para 4 vitesh, pasi e kemi pasur këtë skaf para katër vitesh, kur u lirua moratorium dhe ai po bën 3 vite që ndodhet në Vlorë. PD e bëri pronar të Santa Quaranta, por ai aty nuk është as klient.”, tha Albin Balili.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/